Ballina Aktualitet Piu helm pa dashje, 4-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Piu helm pa dashje, 4-vjeçari niset me helikopter drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sptme në Bulqizë, ku një i mitur ka konsumuar pa dashje helm.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake 4-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Qendrës Spitalore të Traumës në Tiranë.

Nuk dihet ende se si ka përfunduar helmi në dorën e të miturit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Informacion paraprak i policisë:

Jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se është dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore fëmija i mitur R.M, i cili dyshohet se ka konsumuar ilaç helmues.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e  Bulqizës, është transportuar për ndihmë më të specializuar me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook