Ballina Aktualitet VIDEO/ Policia arreston dy prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ja...

VIDEO/ Policia arreston dy prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ja shkaku (Emrat)

Pas protestës së bërë para parlamentit, të rinjtë e forumit të LSI-së kanë shkuar në aeroportin e Rinasit.

Arsyeja pse protestuesit vajtën atje ishte që të mos lejonin kryeministrin Edi Rama që të shkojë në Bruksel.

Në videon e mëposhtme shihen të rinjtë që protestojnë duke u konfliktuar dhe me policinë ku dëgjohen disa zëra, “mos më prek me dorë”, “mos më prek”.

Policia ka arrestuar disa protestuese femra ku midis tyre janë dhe 2 anëtare në këshillin Bashkiak të Tiranës.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i gjyqtares/ Zv/ministrja e Drejtësisë: Një vendim skandaloz i mori jetën...

Të arrestuarat janë Dejana Kallogjeroviç dhe Ira Vejsiu.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook