Ballina Aktualitet Rama dhe Xhafaj mungojnë në Kuvend, Basha-Ruçit: Pezullo seancën

Rama dhe Xhafaj mungojnë në Kuvend, Basha-Ruçit: Pezullo seancën

Tensionohet situata në Kuvend, ku PD ka kërkuar që në seancë të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

“Në këtë seancë gjeni shprehjen e kapitullimit të qeveisë ku mungojnë Rama dhe Xhafaj. Kërkesa e Spahos është e qartë dhe e kuptueshme për ju si kryetar i Kuvendit. Kjo seancë nuk duhet  të vazhdojë pa praninë e tyrer këtu, në këtë momehnt të rëndësishmë për Shqipërinë.

Nëse kanë vendosur mos vijnë më në këtë sallë, le të largohen përfundimisht.

Këtë shqetësim ia kanë shprehur qartë të martë përfaqësuesit gjermanë në Bundestag. Jam informuar hollësisht për qëndrimet e Gjermanisë, Francës, Hollandes.

Pezullo seancën, thirr këtu Ramën dhe Xhafajn”, tha Basha.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook