Ballina Aktualitet Rrokadë në Policinë e Shtetit, ja shkarkimi i rradhës

Rrokadë në Policinë e Shtetit, ja shkarkimi i rradhës

Vijojnë rrokada në Policinë e Shtetit, ku më së fundmi është shkarkuar nga detyra Drejtori i policisë në Gjirokastër, Lorenc Panganika.

Panganika ka qenë në krye të policisë së Gjirokastrës që prej prillit 2017, pas ikjes së Aranit Arapit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka emëruar si drejtor momental i policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e nëndrejtorit.

Nuk bëhet me dije se kush do të jetë Drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër, por që pritet të emërohet në ditët në vijim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook