Ballina Aktualitet Të shtëna me armë në Tiranë, ka të plagosur

Të shtëna me armë në Tiranë, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të diele në kryeqytet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Mësohet se të shtënat kanë ardhur si pasojë e një sherri mes dy personave që ka përfunduar me një të plagosur dhe një tjetër në polici.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes sapo u lajmërua nga banorët e zonës dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë së Tiranës:

Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë.

Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Degjeneron sherri mes dy motrave në kryeqyetet, 49-vjeçarja nuk përmbahet dhe rrëmben thikën