Ballina Aktualitet Tragjedi në Dibër, i riu vret nënën dhe babain (Emrat)

Tragjedi në Dibër, i riu vret nënën dhe babain (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Peshkopi në lagjen e “Llixhave”.

Mësohet se një i ri ka vrarë nënën dhe babain e tij.

Informacionet e para tregojnë se i riu, 26 vjeç kishte ardhur dje nga Anglia  

Viktimat janë identifikuar si Flamur Sela dhe Zeqimete Sela.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. 

Informacion paraprak
Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook