Ballina Aktualitet LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet 24-vjeçari nga Gjirokastra, kapen 124 kg drogë

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet 24-vjeçari nga Gjirokastra, kapen 124 kg drogë

Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni “blic” mbrëmjen e sotme,me synim zbulimin e lëndëve narkotike, ku është vënë në pranga 24-vjeçari Aurelio Gumeni.

Aksioni i policisë është zhvilluar në fshatin Nivicë të Tepelenës, ku ndodhi dhe arrestimi i 24-vjeçarit Gumeni, i cili është kapur me 124 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Disa burime bëjnë me dije se droga ishte gati për tu transportuar, kur ka ndërhyrë policia dhe ka bërë arrestimin. 

Aksioni është zhvilluar rreth orës 20:40.