Ballina Aktualitet Gjykata liron 7 nga 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën...

Gjykata liron 7 nga 11 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit (Video)

Gjykata e Apelit në Shkodër ka liruar 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje për ta.

“Ky ishte turp e maskaradë” tha deputeti i PD-së, Bardh Spahia- “Revoltë mbarëpopullore nga Shkodra në Sarandë”

Deputeti Edmodn Spaho u shpreh: Do vazhdojmë betejën për të liruar edhe të 4 kuksianëve të tjerë. Ata mbahen në burg padrejtësisht

Ndërkohë vendimi nuk u prit mirë nga protestuesit e vendosur para gjykatës. Gjatë këtij momenti pati dhe tymuese.

Detyrim paraqitje:

Shemsi Trota 

Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës

Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.

Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës

Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në burg:

Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook