Ballina Aktualitet Largimi i Sheratonit/ Berisha zbulon shkakun: Kartolina e zezë e Edi Ramës,...

Largimi i Sheratonit/ Berisha zbulon shkakun: Kartolina e zezë e Edi Ramës, ka lidhje direkt me interesa mafioze në hoteleri të…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me largimin e Sheraton nga Shqipëria.

Hoteli Sheraton ishte hoteli i parë në Shqipëri me 5 yje. Sheraton  kishte 14 vjet që operonte në kryqytetin shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se vendimi është kartolina e zezë e Ramës.

Reagimi i ish-Kryeministrit

Largimi i Sheraton, kartolina e zezë e Edi Ramës për Shqipërinë Turistike!

Të dashur miq, dite zie për turizmin shqiptar por edhe qytetin e Tiranës. Firma më prestigjoze e hotelerisë “Sheraton” largohet nga Shqipëria. Pas largimit nga Shqipëria pas masakrimit nga një bandë e lidhur me Ramën, të menaxherit të kompanisë Omniks, me projekt për të investuar rreth 1.5 miliard dollarë në Lalz, tani për turizmin vjen lajmi tejet i keq, largimi i “Sheraton”, i kompanisë më kryesore të turizmit në Shqipëri.

Ky largim ka lidhje direkt me interesa mafioze në hoteleri të Edivn dhe Olsi Ramës! Shtoj këtu se në katër vitet e fundit në Shqipëri nuk ka ardhur asnjë investitor serioz, ndërkohë që janë larguar me qindra të tillë. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook