Ballina Aktualitet Legalizimi i ndërtimeve pa leje, Artan Lame jep 3 këshilla për procedurat...

Legalizimi i ndërtimeve pa leje, Artan Lame jep 3 këshilla për procedurat që duhen ndjekur

Nga Ornela Manjani
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” bën të ditur tri këshillat për procedurat që duhet të ndjekin të gjithë pronarët që kanë apartamente për të legalizuar. Artan Lame bën të ditur se janë përfunduar procedurat për legalizimin e 102 pallate në Tiranë dhe janë gati lejet për 8200 banorë. Gjithashtu, Lame bën të ditur se pas legalizimit të pallateve të braktisura në Tiranë do të nisë procesi për pallatet e braktisura në Shkodër, Durrës, Vlorë e Elbasan.

Ju sapo keni nisur procesin e legalizimit për pallatet që kanë shkelur lejen e ndërtimit dhe rastet kur pronarët kanë braktisur objektin pa pajisur me dokumente qytetarët?
Procesi i legalizimeve nuk përbën më lajm, unë këtë e konsideroj si gjë pozitive. Për të thënë një shifër mjafton t’i referohemi muajit maj, ku ky proces u mbyll me 3535 legalizime që do të thotë vetëm në 30 ditë mbi 3500 familje shqiptare legalizuan pronën. Kjo për ne është një gjë shumë e mirë. Futja në rutinën normale dhe jo mbajtja në shportë duke e zvarritur me vite. Ky është një nga sukseset më të prekshëm të kësaj qeverisje në aspekt shifrash jo thjesht legalizimi, por formalizimi i kësaj pjese të madhe të ekonomisë shqiptare.

Përtej kësaj dalin xhepa që nuk i kishte prekur askush, ishin të varrosura në harresë dhe në pingpongun e institucioneve, edhe këtyre ne po përpiqemi t’i japim zgjidhje. E kam fjalën këtu për ato që ne i quajmë në të folurën e përditshme pallatet e braktisura nga ndërtuesit, por jo vetëm kjo tipologji edhe ato pallate për të cilët ndërtuesit nuk interesohen, sepse i kanë marrë paratë nga qytetarët, pallatet me shtesa në ndërtim që do të thotë ka marrë leje për 6 kate dhe ka bërë 8 kate, etj., etj. kemi edhe shumë kategori problematikash si këto. Ky është një xhep që ka filluar të krijohet që në vitet ’93-’94 dhe deri më sot, duke u shtuar vit pas viti. Asnjë qeveri nuk ishte marrë me këtë problem, ne i identifikuam dhe qeveria Rama vitin e kaluar, në janar 2017, miratoi një Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) për procedurat e legalizimit të këtyre objekteve, sepse me legjislacionin që ekzistonte ato nuk mund të legalizoheshin.

LEXO EDHE:  Pse disa pallate nuk legalizohen?/ Lame: Të gjithë kemi faj, sepse ne kemi parë ekstreme...

Nisëm kështu menjëherë procedurat dhe mblodhëm informacionin e nevojshëm për këtë kategori. Pallati më i vjetër i futur në proces legalizimi është ndërtuar në vitin 1994, plot një çerek shekulli. Imagjinoni sa e komplikuar është situata për këtë, janë të ngatërruara procedurat, është i ngatërruar historiku i firmave, dhe e them me seriozitet se procesi i legalizimit të pallateve të braktisura është ndoshta procedura më e komplikuar me të cilën haset administrata publike për shkak të historikut, ndryshimeve në legjislacion, transferimeve nga një pronar tek një pronar, për shkak të shumë blerësve të këtyre objekteve apo për shkak se në një pallat nuk ke të bësh me një person, por me 50-60-70 qytetarë që si e ka hallin njëri s’e ka tjetri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook