Ballina Aktualitet Lëvizte me armë pa leje, arrestohet 27-vjeçari nga Pogradeci (Emri)

Lëvizte me armë pa leje, arrestohet 27-vjeçari nga Pogradeci (Emri)

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 27-vjeçar pasi lëvizte i armatosur me pistoletë pa leje.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se shtetasi i arrestuar është Fatjon Bono, banues në fshatin Vërdovë.

Policia gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 27-vjeçarit mësohet se i është gjetur një pistoletë  tip “TT” me një krehër me 6 fishekë.

Njoftimi i Policisë:
Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje. Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Fatjon Bono, 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë- Pogradec (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit).

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen nr 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook