Ballina Aktualitet Lidhja e Edi Ramës me trafikantët e drogës, Paloka: Kryeministri ynë, vërtet nuk...

Lidhja e Edi Ramës me trafikantët e drogës, Paloka: Kryeministri ynë, vërtet nuk ka parë asgjë akoma

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me drogën.

Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se në asnjë nga këto vende europiane nuk ka prova direkte që i lidhin ministrat e familjarët e kryeministrave me drogën si në Shqipëri.

“Asnjë nga ministrat e Brendshëm apo familjarët e kryeministrave të atyre vendeve, nuk jane kapur në përgjimet dhe vëzhgimet e agjencive inteligjente dhe për asnjë prej tyre nuk ka prova për lidhje direkte me trafikantët, siç rezultojnë për ish-ministrin e Brendshëm dhe vëllain e kryeministrit shqiptar. Po për këtë të fundit, kryeministri ynë, vërtet nuk ka parë asgjë akoma…”, shkruan Paloka.

Postimi i Edi Palokës

LEXO EDHE:  Deputeti i PD çudit me deklaratën e tij: Edhe unë kam protestuar kundër Ilir Metës

Rama u përpoq mbreme te banalizoje akuzat mbi lidhjet direkte te tij me drogen.  Duke paraqitur raste te tjera, te verteta dhe te sajuara, te kapjes se sasive te ndryshme te kokaines edhe ne qytete te tjera te Evropes, Rama u perpoq te vendos paralele. Sipas tij, ne asnje vend tjeter, nuk akuzohen kryeministrat si garant, kur kapen ngarkesat e droges.

Ajo qe Rama nuk iu shpjegoi shqiptareve eshte se ne asnje nga keto vendet e tjera qeverite nuk kane patur strategji per kanabizimin e vendit si qeveria e tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook