Ballina Aktualitet Lihen të lirë dy banorë të unazës, Balliu : Protesta do vazhdojë

Lihen të lirë dy banorë të unazës, Balliu : Protesta do vazhdojë

Pas vendimit të gjykatës  “Arrestim i Paligjshëm “per një nga banorët e Astirit Kujtim Ylli , deputeti i PD-Së Klevis Balliu ka bërë një prononcim për mediat nga ku ka deklaruar:

“Arrestimet dhe shoqërimet janë politike dhe masat që u ndërmorën, ishin shpallja ose arrestim i paligjshëm për Kujtim Yllin sepse dukshëm arrestimi ishte thjesht politik për të ushtruar presion ndaj banorëve të cilët bëjnë sot 28 ditë që po protestojnë. Është një akt i turpshëm i kësaj qeverie që kërkon t’iu bëjë presion këtyre banorëve me anë të shoqërimeve dhe arrestimeve të paligjshme siç e vendosi dhe gjykata për rastin e zotit Ylli. Patjetër që do lirohet”, deklaroi Balliu.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj të tërhiqen nga këto akte, që i quajti barbare dhe sulm ndaj sistemit demokratik. Balliu tha se PD do vazhdojë të mbështesë protestën e banorëve.
“Dua t’i bëj thirrje qeverisë së Ramës, Erion Veliajt të tërhiqen nga këto akte barbare që janë një sulm jo vetëm ndaj protestës por ndaj vetë sistemit demokratik që është vendosur në Shqipëri që e kanë vendosur këta qytetarë me protesta dhe luftën ndaj rejgimit komunist.

PD do t’i mbështesë qytetarët e Unazës së Re si dhe çdo q

qytetar që lufton për një kauzë të drejtë për një kauzë ligjore si në rastin e kauzës së banorëve të Unazës së Re.

Këto presione nuk funksionojnë me këta banorë. Këta banorë nuk lodhen, nuk do lodhen, protestat do vazhdojnë, mbështetja e PD do të vazhdojë dhe në fund do triumfojë Unaza, do të triumfojë Tirana, do të triumfojë demokracia kundër një regjimi banditest autoritar të klikës Rama-Veliaj”, deklaroi Balliu..   

LEXO EDHE:  "Mos dil në rrugët e Tiranës, ke hyrë në gjak me rininë shqiptare", Kryemadhi i betohet Ramës: S'do të lë kurrë të qetë!

Avokati i të akuzuarve tha se do të merren urdhrat e ekzekutimit nga Prokuroria dhe do të zbatohen.
Për Kujtim Yllin janë rrëzuar të gjitha akuzat për shkatërrim prone, pasi nuk janë gjetur prova që e implikojnë, ndërsa për Romeo Llullën nga arrest me burg është vendosur arrest shtëpie për aktet e vandalizmit.

Ata u ndaluan nga policia tre ditë më parë pas protestës ku bllokuan rrugën me blloqet e betonit, dhe sipas bluve thyen sinjalistikën dhe prishën rrethimin e kantierit të firmës së ndërtimit. 20 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.