Ballina Aktualitet “Liqeni mahnitës i Komanit një katastrofë mjedisore, i pushtuar nga pisllëku”, ish-kryeministri...

“Liqeni mahnitës i Komanit një katastrofë mjedisore, i pushtuar nga pisllëku”, ish-kryeministri publikon fotot

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për mosfunksionimin e organeve shtetërore ku paraqet gjendjen e mjerueshme që ndodhet liqeni i Komanit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar disa foto nga Liqeni i Komanit, ku tregon se është mbushur nga plehrat.

Berisha shkruan se liqeni mahnitës i Komanit është shndërruar në një katastrofë mjedisore.

Statusi i Berishës:

Narkoqeveria e piktorit deshtak, simbol plehrash dhe pislleku mjedisor!

Liqeni mahnites i Komanit katasrofe mjedisore!

Lexoni mesazh dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Mirdita zoti berisha,Jam nje person qe kam nje Shtepi pushimesh ne Liqenin e Komanit .Po vine turista shume kete vit dhe po mahniten me bukurit natyrore te kesaj zone .Por kur shofin gjithe keto mbeturina plehra toksike ne liqen ngelin pa fjal dhe na pyesin.Ore a keni shtet ju a keni qeveri?Ju lutem publikoni keto foto.Flm”

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1577″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook