Ballina Aktualitet Rita Ora mahnit shqiptarët, tregon përse i ka lyer flokët ngjyrë të...

Rita Ora mahnit shqiptarët, tregon përse i ka lyer flokët ngjyrë të kuqe

Këngëtarja Rita Ora po performon mbrëmjen e sotme në sheshin “Skenderbej”, në Tiranë.

Rita i habiti të gjithë kur u shfaq në avionin që ishte nisur drejt Shqipërisë me flokë të kuqe.

Gjatë performancës së saj në sheshin ‘Skënderbej’, Rita tha: “Faleminderit që më lejuat të performoj para jush. I kam flokët e kuqe se jam në Shqipëri.”

Kështu këngëtarja me famë ndërkombëtare tregoi se është më nacionaliste sesa mendonim. Ky është koncerti i dytë i Ritës në Shqipëri dhe nisi performancën me hitin e saj “Your Song”.

Ndërkohë sheshi është i mbushur plot nga publiku shqiptar që po ndjek divën e muzikës.

Që në momentin që është ngjitur në skenë Rita, turma është ekzaltuar dhe shoqëron çdo këngë të këngëtares shqiptare me famë botërore me ovacione dhe duartrokitje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook