Ballina Aktualitet Lobimi rus në PD, Ish-ambasadori në Rusi: Mund të ketë qenë edhe...

Lobimi rus në PD, Ish-ambasadori në Rusi: Mund të ketë qenë edhe piramidë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Shpëtim Çuçko i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se lobimi rus mund të ketë qenë edhe një mashtrim, në formën e piramidës.

Ai sqaroi se lobimi në Rusi është i ndaluar me ligj dhe kompani private që me interesa të dyshimta lëvizin para fitojnë duke mos dhënë asgjë.

Pyetje: Ambasadori i Rusisë në Shqipëri zoti Karpushin ka folur për çështjen e lobimit rus, është një temë e diskutuar gjërësisht sëfundmi, e ka quajtur spekulime, një këndvështrimi juaj për këtë çështje?

Shpëtim Çuçko: Në përgjithësi lobimi është një proces perëndimor, kryesisht amerikan. Aty e kanë të ligjëruar lobimin, jo vetëm brenda për brenda Amerikës por edhe me botën. Në kohën e Sllobodan Millosheviçit një ekip i madh jugosllav shkoi të lobonte në favor dhe kjo gjë ndodhi publikisht. Mesa di unë, e para Rusia e ka të ndaluara me ligj lobimin dhe në rast se kompani private me interesa të dyshimta lëvizin para  andej-këtej kjo nuk do të ishte çudi të ishte edhe një mashtrim. Në kuptimin marrim ca para dhe nuk bëjmë asgjë, pra një lloj piramide ku ai që luan dhe bën lobimin ai fiton duke mos dhënë asgjë, sepse lobimi në këto raste nuk është që duhet me patjetër të japë rezultat. Me jep këto para pastaj të shikojmë se çfarë mund të bëjmë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook