Ballina Aktualitet LSI mobilizon dhjetëra të rinj, koha për protestë

LSI mobilizon dhjetëra të rinj, koha për protestë

Pas vendimit të LSI-së dhe Partisë Demokratike për një fazë protestash, ka ardhur një veprim konkret nga LSI, duke organizuar një mbledhje për të mobilizuar të rinjtë në protestë. 

Në këtë seli, shihet deputetja Floida Kërpaçi që iu flet të rinjve dhe iu kërkon që përveç se t’i bashkohen ata vetë protestave, të ftojnë edhe të rinj të tjerë dhe familjarë të tyre.

“Çdo i ri dhe e re duhet të bashkohet për t’i thënë jo kësaj qeveria e cila çdo ditë e më shumë po e keqqeveris vendin dhe po i largon të rinjtë nga vendi”, thotë ndër të tjera Kërpaçi.

LEXO EDHE:  Reagon Petrit Vasili ndaj letës së Ramës: Mashtroi se fitoi mbi baronët e drogës, tani i kërkon ndihmë Europës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas mbledhjes që zhvilloi me aleatët e tij opozitarë, tha se protesta opozitare do të nisë këtë muaj, ndërsa nesër do të vendoset data.

Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha sot se “sulmeve të krimit do t’i përgjigjemi me çizmen e protestës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook