Ballina Aktualitet Lushnje/ Transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia, kapet në flagrancë pakistanezi ‘me...

Lushnje/ Transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia, kapet në flagrancë pakistanezi ‘me letra’

Një person është arrestuar sot nga polciia e Lushnjes, pasi po transportonte shtetas të huaj pa dokumenta, të ardhur klandestinë nga Greqia.

Bëhet fjalë për shtetasin pakistanez, Sayed.Sh 30 vjeç, i cili jeton me leje ne Shqipëri por që në makinen e tij kishte disa shtetas të tjerë po pakistanezë, që po i transportonte të cilët që kishin hyrë nga shteti grek.

Njoftimi i policisë së Qarkut Fier:

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit pakistanez: Syed Sh., 30 vjeç, aktualisht banues me leje qëndrimi në Shqiperi , konkretisht në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Çermës” Lushnje, është kapur me automjetin e tij tip “Volksëagen” duke transportuar 4 shtetas të tjerë Pakistanez të cilët kanë hyrë ne kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme nga shteti Grek nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës. Për katër shtetasit Pakistanez filloi procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri” dhe “Kalim Paligjshëm i Kufirit”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook