Ballina Aktualitet Mafia shqiptare “zotëron” trafikun e drogës në Europë, flet shefi i antidrogës...

Mafia shqiptare “zotëron” trafikun e drogës në Europë, flet shefi i antidrogës në Greqi

Shefi i Luftës kundër Drogës në policinë e Athinës, Konstantinos Panagiotopoulos shprehet për mediat greke.

Në vendin tonë nuk ka kartele droge si në Meksikë, Kolumbi apo disa vende të tjera europiane. Problemi më i madh në Greqi në lidhje me trafikimin e drogës, janë kryesisht organizatat kriminale shqiptare, të cilat kanë marrë në dorëzim në një shkallë të lartë, tregtimin e të gjitha llojeve të drogës”- thotë Panagiotopoulos

Ne jemi gjithnjë gati për bllokimin e këtyre grupeve”, vijon ai

Me rëndësi të veçantë është fakti që grupet kriminale harxhojnë shumë para në teknologji. Konkretisht telefona celularë që vështirë tu gjurmohen bisedat, kode bashkëbisedimi por edhe kimista, janë disa nga armët e karteleve, për të kryer punën e tyre të sigurt. Krimi është gjithnjë një hap para”, shprehet Shefi i antidrogës.

Lidhur me trafikimin e drogës, nga arrestimet e kryera, faktohet që dorë kanë organizatat shqiptare”, shprehet Panagiotopoulos. “Gjithashtu një ishull ku kemi vërejtur ardhjen e sasive të drogës është Zakynthos”, thotë ai.

KOKAINA

“Nga të dhënat që kemi, Shqiptarët mbeten drejtues të trafikut të kokainës në Greqi. Pas tyre vijnë grekët, serbët dhe maqedonasit, kryesisht pranë kufirit”.

“Sasi të mëdha kokaine vijnë në Europë, përmes porteve të Roterdamit, Amversës dhe porteve të Italisë, Gjermanisë dhe Italisë.

HEROINA

“Edhe në trafikimin e heroinës, drejtues janë Shqiptarët”, thotë Shefi antidrogës. “Vijojnë grekët, maqedonasit dhe Bullgarët, ndërkohë që rol të rëndësishëm kanë dhe turqit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook