Ballina Aktualitet Makina përplaset me shtyllën, Ballshi ngel pa drita (FOTO)

Makina përplaset me shtyllën, Ballshi ngel pa drita (FOTO)

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj së diele në Ballsh, ku për pasojë lënë pa energji elektrike qytetin dhe zonën rreth tij.

Si pasojë e një aksidenti, ka mbetur pa energji elektrike qyteti i Ballshit dhe një pjesë e zonave përreth, njofton OSHEE.

Shkak u be dalja e një makine nga rruga duke goditur shtyllat e tensionit të mesëm në hyrje të N/Stacionit të Ballshit, me pasojë dëmtimin e dy fiderave.

Pas kallëzimit në polici ndaj drejtuesit te mjetit, OSHEE Rajoni Fier po punon për riparimin e dëmit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook