Ballina Aktualitet Makina përplaset me shtyllën, plagosen dy persona

Makina përplaset me shtyllën, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, ku dy persona mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi në aksin që lidh lagjen e Re me lagjen e Vjetër. Mësohet se një makina tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës dhe me pas është përmbysur.

Burime nga policia thanë se të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar në spital. Deri më tani dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook