Ballina Aktualitet Manjani: Mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen...

Manjani: Mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen gjë! Mund të vuash pak, por në fund…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka sulmuar ashpër qeverinë.

Manjani shprehet se qeveria është mbi drejtësinë dhe lejon arrestime pa prova.

Ish-ministri shtoi se mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen gjë! Mund të vuash pak, por në fund je njeri i lire, si edhe ligji nuk zbatohet dhe as nuk ka për tu zbatuar ndonjëherë.

Postimi i Ylli Manjanit

Për sa kohë qeveria është mbi drejtësinë dhe ligji penal lejon arrestime pa prova,ligji nuk zbatohet e as ka për tu zbatuar ndonjëherë njësoj për të gjithë!

Mjafton të jesh në anën e qeverisë dhe nuk të gjen gjë! Mund të vuash pak, por në fund je njeri i lirë!

Të gjithë të tjerët shpallen fajtorë që në komisariatin e policisë. Në gjyq dalin kot se vendimin e merr qeveria!

Besimi tek drejtësia nuk është më as 0. Është në vlera negative!

Kemi bërë reformë të drejtësisë, por vetëm drejtësi nuk bëhet! Veshtirë të bëhet kur qeveria është edhe kapterri edhe polici edhe gjykatësi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook