Ballina Aktualitet Manjani: Përzgjedhja e prokurorëve si kontrolli punëtor e fshatar në kohën e...

Manjani: Përzgjedhja e prokurorëve si kontrolli punëtor e fshatar në kohën e Enverit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me përzgjedhjen e prokurorëve nga qeveria.

Manjani shkruan se përzgjedhja e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, më ngjan si kontrollit punëtor e fshatar në kohën e Enverit!

Postimi i Manjanit

Kjo përzgjedhja e anëtarëve të KLGJ dhe KLP, më ngjan si kontrollit punëtor e fshatar në kohën e Enverit!

Si atëhere edhe sot, partia kujdeset që kontrollorët të jenë të saj…

LEXO EDHE:  FOTO/ Ish-ministri i Drejtësisë befason me "zbulimin" e tij: Ja ç'bëri gjermani i fundit që iku nga Shqipëria

Dallimi i vetëm është emertimi i kolektivave punonjëse. Atëhere kishte Bashkime Profesionale, sot njihet si Shoqeria Civile…

Thelbi është njesoj. Kontrolli punëtor tashmë do garantojë drejtësinë popullore, që edhe Enveri vetë nuk e besonte.

Drejtësia popullore në veprim!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook