Ballina Aktualitet Manjani: Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike, duhet të jenë me...

Manjani: Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike, duhet të jenë me standarte të shtrenjta, jo shaka

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar rreth zgjedhjeve që po kryehen për presidentin e FSHF-së, duke u shprehur se këto zgjedhje janë me rëndësi jetike.

Manjani me anë të një postimi në Facebook tha se zgjedhjet në FSHF duhet të jenë me standarte të larta, jo shaka pasi më mirë shohim kampionatet e vendeve të tjera, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Postimi i Manjanit:

Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike.

Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar “ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë …

Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF!

Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar!

Për zhvillimin e futbollit ska rëndësi!Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Zgjedhje me standarte të shtrenjta, jo shaka!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook