Ballina Aktualitet Manuali i Sigurimeve Shoqërore, ushtarakët përfitojnë pension suplementar

Manuali i Sigurimeve Shoqërore, ushtarakët përfitojnë pension suplementar

Në manualin e publikuar pak kohë më parë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore theksohen kategoritë që kanë mundësi përfitimi në këtë pagesë, por individët që kanë punuar si ushtarakë kanë të drejtën e pensionit suplementar.

Kategoritë që mund të marrin këtë pagesë janë ushtarakët e Forcave të Armatosura në RSH, punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Gardës së RSH, ata të Shërbimit Informativ të Shtetit e punonjësit e Policisë së Burgjeve. Gjithashtu, nga pensioni suplementar mund të përfitojnë edhe punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, ata të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm si dhe punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

ISSH gjithashtu bën me dije se pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbim,i kanë të drejtë ta marrin burrat mbi 47 vjeç, që kanë jo më pak se 15 vite shërbimi si dhe gratë mbi 42 vjeç, që kanë mbi 12 vite shërbim. Të gjitha kategoritë e sipërpërmendura mund të përfitojnë pension pleqërie sipas ligjit, ndërsa ajo pjesë e kategorive e deklaruar si invalide mund të marrë pension suplementar të invaliditetit të plotë apo të pjesshëm.

Ndërkaq, për të gjithë ata ushtarakë apo policë të rënë në krye të detyrës, familjet e të ndjerëve mund të përfitojnë pension suplementar familjar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook