Ballina Aktualitet Masat për mbarëvajtjen e fushatës dhe zgjedhjeve, Policia harton planin

Masat për mbarëvajtjen e fushatës dhe zgjedhjeve, Policia harton planin

Policia e Shtetit ka hartuar planin e masave për ruajtjen e rendit e të sigurisë publike gjate fushatës elektorale, por edhe gjate ditës se zgjedhjeve me 25 qershor.

Sipas Policisë së Shtetit është vendosur bashkëpunimi me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore. Drejtoria e përgjithshme u bën thirrje qytetarëve që për çdo parregullsi të kontaktojnë me organet ligjzbatuese.

Nga ana tjetër, policia ka vendosur kontakte dhe me policinë bashkiake, kjo kryesisht për rastet e heqjes së posterave elektorale në zona ku nuk lejohet afishimi i tyre.