Ballina Aktualitet Mashtroi për vite të tëra FBI-në britanike, ky është ish-oficeri shqiptar që...

Mashtroi për vite të tëra FBI-në britanike, ky është ish-oficeri shqiptar që fshihet në Vlorë

Një 40-vjeçar nga Vlora, i quajtur Elidon Habilaj, ka zënë faqet e mediave britanike, pasi ka arritur të mashtrojë për vite të tëra shërbimet e inteligjencës në Britani.

Habilaj është njëkohësisht një prej ish-oficerëve të inteligjencës së Agjencisë së Krimeve të Organizuar (Soca).

40-vjeçari mbërriti në Angli me kamion në vitin 1998, duke pretenduar se ishte shtetas kosovar.

Ai përdori identitet të rremë dhe u hoq si Bekim Ademi. Duke treguar historinë e familjes së tij, shqiptari tha se vëllain ia kishin torturuar deri në vdekje, ndërsa babai i ishte vrarë gjatë luftës së Kosovës.

Ndërsa fitoi të drejtën e qëndrimit në Britani, shqiptari mbajti një profil të ulët publik. Në nëntor të 2001 ai fitoi azil politik dhe shtetësinë britanike 5 vite më vonë (2006).

Ai u punësua fillimisht në polici (Scotland Yard) e më pas arriti të bëhej oficer i Agjencisë së Krimeve të Organizuar (Soca) në Londër. Detyra e tij ishte të gjente kriminelë të dyshuar dhe të niste për ta procedurat e ekstradimit.

“Daily Mail” shkruan se, pas kontrollit të dosjes së tij, autoritetet britanike zbuluan një bazë të dhënash dhe mashtrimin e shqiptarit, për të cilin u vendos dënimi me 18 muaj burg në mungesë në vitin 2013, ndonëse shqiptari kishte arritur të arratisej më herët.

Sipas “Daily Mail” ai ka jetuar në arrati për 6 vite dhe shërbimet e inteligjencës britanike për të cilat kishte punuar arritën ta gjenin në periferi të Vlorës pak javë më parë, aty ku mbikëqyrte ndërtimin e një resorti turistik në pronësi të tij. Ai nuk kishte vëlla, ndërsa babain e kishte gjallë.

Gazetarët e “Daily Mail” kanë tentuar të kontaktojnë me të pak ditë më parë, por ai i ka përzënë duke i pyetur: “Kush ju ka dërguar? Kush ju solli këtu”.

Duke iu referuar postimeve të tij në Facebook, “Daily Mail” shkruan se shqiptari mburrej duke deklaruar se kishte një diplomë dhe master në kriminologji. Ai kishte ndërtuar jetën e tij në Shqipëri dhe ishte bërë baba, por hetimet pë të nuk mbarojnë me kaq.

4D48FC3F00000578-5850259-image-m-23_1529102433553

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook