Ballina Aktualitet Mbi 50 persona në spital pas mitingut të PD

Mbi 50 persona në spital pas mitingut të PD

Dhjetra persona janë paraqitur në QSUT me djegie dhe sy të enjtur pas mitingut të PD që u bë në orën 19:00 pranë godinës së Kryeministrisë, Policia reagon për këtë fenomen dhe thekson se do gjendet shkaku që e ka shkaktuar këtë fenomen.

Mes tyre ka qenë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Policia e Tiranës sqaron me anë të një njoftimi për mediat se rreth orës 04:00 të mëngjesit në QSUT, janë paraqitur për ndihmë mjekësore rreth 50 shtetas me simptomat të njëjta, kryesisht djegie sysh dhe skuqje lëkure në gjithë pjesët e sipërme të trupit.

Raportohet se tre prej tyre kanë shfaqur probleme më të mëdha, dhe vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve edhe këto 24 orë të tjera.

Policia nuk ka humbur kohë por ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi për shtyp i Policisë
Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e siperme te trupit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.

Nderkohe po kryhen gjithe egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.