Ballina Aktualitet Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e...

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës po diskutohej për arritjet e bëra nga Bashkia ku është shoqëruar me debate.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falenderuar dorëheqjen e Leonard Ollin, i cili dha dorëheqjen nga kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike.

Gjatë fjalimit të Veliajt për arritjet e bëra nga Bashkia Tiranë ku tha se kanë marrë notën 9.9 në transparencë.

LEXO EDHE:  27-vjetori i rënies së komunizmit/ Berisha: Lëvizja studentore, forcë njerëzore nukleare

Ky fjalim u shoqërua me duartrokitje nga ana e këshilltarëve socialistë ku ndërkohë u dëgjuan dhe thirrjet “Parti Enver, jemi gati kurdoherë” nga këshilltarët e PD.

“Për budallallëqe e di unë që jeni gati kurdoherë, po puna është a jeni gati për ndonjë punë.” – iu përgjigj Veliaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook