Ballina Aktualitet “Mbulimi” i Monumentit/ Reagon ashpër shkrimtari i njohur: Zgjohuni shqiptarë…

“Mbulimi” i Monumentit/ Reagon ashpër shkrimtari i njohur: Zgjohuni shqiptarë…

Mbulimi i monumentit të Skëndërbeut vijon të sjellër reagime dhe i rradhës është reagimi i Moikom Zeqo, studiuesi dhe shkrimtari i njohur. Shkrimtari ka reaguar ashpër lidhur me “mbulimin” e bustit të Skënderbeut.

Fotoja që u komentua aq shumë ka ngjallur reagime të shumta nga shumë persona të njohur në vendin tonë ndërsa shkrimtari u bën thirje shqiptarëve që të reagojnë.

 

REAGIMI I PLOTE
Miqtë e mi shqiptarë. Si mundet vallë që të mbulohet skulptura madhështore e Skënderbeut ditën e një feste fetare? Si mundet, si mundet… zgjohu nga gjumi vetëdije e kombit shqiptar.

E pabesueshme, por e vërtetë. Kujt vallë i vjen turp dhe është alergjik nga figura semantike dhe mbarëkombëtare e Skënderbeut?!