Ballina Aktualitet Mbyllja e protestës, reagon Rama: Falenderoj të gjithë demokratët

Mbyllja e protestës, reagon Rama: Falenderoj të gjithë demokratët

Pas përfundimit të protestës ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama, përmes faqes së tij në “Facebook”.

Me një shënim të shkurtër, Rama shprehur se falënderon të gjithë demokratët të cilët nuk iu bashkuan protestës së thirrur nga opozita.

‘Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë’, shkruan Rama në Facebook.

Image

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook