Ballina Aktualitet Melania do kërkojë divorcin nëse Trump rizgjidhet president

Melania do kërkojë divorcin nëse Trump rizgjidhet president

Sipas Hollywood Life Melania Trump është e shkatërruar nga ideja që i shoqi, Donald, mund të rizgjidhet president i Shteteve të Bashkuara në 2020-tën. Duke cituar burime pranë Zonjës së Parë të SHBA-së, site-i i njohur thotë se Melania druhet se po të zgjidhet përsëri manjati i pasurive të patundshme në Zyrën Ovale, ajo nuk do të arrijë të divorcohet prej tij sic e ka në plan.

Raportet në media që tregojnë se marrëdhënia në cift mes 48 vjecares dhe miliarderit calon prej kohësh; thuhet madje se ata dhe flenë në dhoma të ndara. Melania po përgatitet sipas Hollywood Life të vazhdojë jetën jashtë Shtëpisë së Bardhë pa bashkëshortin dhe divorcin synon ta kërkojë me te përfunduar ai mandatin aktual si president.

Nuk reziston dot edhe katët vjet të tjera thotë burimi në fjalë. Ajo vetë ndërkohë publikisht, nuk e ka deklaruar hapur asnjëherë një gjë të tillë.