Ballina Aktualitet Merr flakë sipërfaqja pyjore në Gramsh

Merr flakë sipërfaqja pyjore në Gramsh

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në qytetin e Gramshit në orët e pasdites në ditën e sotme. Bëhet fjalë për një terren të thyer ku dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është dhe më e vështirë për shak se smund të çojnë deri në vatrën e zjarrit, mjetet e tyre.

Mendohet se zjarri ka filluar rreth orës 13:30 dhe për rreth tre orë është bërë e mundur që gjendja të stabilizohet në pjesën më të madhe të sipërfaqes, por ende po punohet për të shuar zjarrin dhe në zonat përreth.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës Ilir Llapushi, rreth orës 16.45, zjarri është vënë nën kontroll panvarësisht vështirësive dhe se po punojn ende për të fikur disa vatra që janë ende aktiven për të mos u vënë banesat në rrezik. Ndërkohë dhe policia po heton shkaqet e ngjarjes.