Ballina Aktualitet Mesazhi i deputetit të LSI-së: Mirëmëngjes vendit më të varfër në Europë,...

Mesazhi i deputetit të LSI-së: Mirëmëngjes vendit më të varfër në Europë, ja kalojmë edhe…

Deputeti i LSI Përparim Spahiu, është shprehur nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ se sipas Eurostat, Shqipëria renditet me shpenzimet më të larta për ushqime në Europë duke ia kaluar edhe Kosovës.

Spahiu thotë se sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime.

Statusi i plote:
Mirmëngjes vëndit më të varfër në Europë.

Me sukses, dhe diferencë, ja kalojmë Kosovës (10 vjet shtet) por dhe rajonit.

E thotë Eurostat, ku Shqipëria renditet me shpenzimet më të larta për ushqime në Europë.

Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre, njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi.

Kjo tregon dhe sa të ulta janë të ardhurat reale në Shqipëri, pasi pjesa më e madhe shkon për nevojat bazë.
31641955_439064419888131_3913994273686552576_n

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook