Ballina Aktualitet Meta: Çmimi i Kadaresë një ogur i mbarë për Shqipërinë

Meta: Çmimi i Kadaresë një ogur i mbarë për Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta në një shkrim në Facebook ka përcjellë një mesazh për shkrimtarin e famshëm shqiptar, Ismail Kadare.

Meta e ka vlerësuar çmimin ndërkombëtar që ju dha pak ditë më parë shkrimtarit Ismail Kadare.

“Një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët vlerësimi i shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare me çmimin ndërkombëtar ‘Nonino 2018’, një çmim për figura të mëdha të kulturës me peshë botërore”, shkruan presidenti në faqen e tij në Facebook.

LEXO EDHE:  Largimi i Visho Ajazit, presidenti dekreton lirimin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

“Një ogur i mbarë për Shqipërinë evropiane dhe kontribut i çmuar për arritjen e qëllimit të saj madhor: Integrimin në Bashkimin Evropian”, shkruan Meta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook