Ballina Aktualitet Milionat e gjetura në shtëpinë e anëtarit të Këshillit të Lartë të...

Milionat e gjetura në shtëpinë e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sa e vërtetë është pasuria që ai ka deklaruar

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në vitin 2014 zbardhi deklaratat e pasurive të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Një prej anëtarëve të asaj kohe ishte dhe Shkëlqim Miri. Personi në fjalë kishte prenotuar në vitin 2009 një apartament dhe gjatë vitit të kaluar, pra vitit 2013, kishte shlyer 6 mijë euro.

Deklarata është bërë publike nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

Pasuria e deklarimit fillestar në 2004 ishte:

Pasuri të paluajtshme: Bashkëpronar me 50% i një apartamenti banimi me sipërfaqe 49.8 m2 në vlerën 3 milionë lekë, pjesë e regjimit martesor;

Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti):

Kursime në vlerën 400 000 lekë;

Automjete: Nuk zotëron;

Sende me vlerë: Nuk zotëron;

Tituj Financiarë (bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara): Nuk zotëron;

Dhurata: Nuk zotëron.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook