Ballina Aktualitet Ministrja e Arsimit sqaron procedurën e tarifave për studentët

Ministrja e Arsimit sqaron procedurën e tarifave për studentët

Lindita Nikolla, ministrja e arsimit tha se “studentët kanë të drejtë kur protestojnë”, por shtoi  se qeveria “ka detyrimin dhe vendosmërinë për të adresuar shqetësimet e tyre kur janë reale”.

“Kam dëgjuar me durim dhe kam qenë e hapur për komunikimin me studentët. Përtej kësaj, kam kërkuar rektorët dhe dekanët për t’i informuar për situatën. Nuk ka asnjë vendimmarrje nga Ministria e Arsimit që del pa u shteruar me ata që do të zbatojnë këto vendime”, tha Nikolla.

Ministrja Nikolla e shpjegon protestën e studentëve për tarifat e reja për kreditet për lëndët e bartura duke thënë: “Vendimi i qeverisë është ngritur me kërkesën e vetë institucioneve të arsimit të lartë, të cilët kanë kërkuar motivimin e rezultateve më të mira në aulat universitare dhe për të demotivuar mbetësit ose përsëritësit. Është incentivë që motivon cilësinë”.