Ballina Aktualitet Miratimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, Meta: Një akt i rëndësishëm historik...

Miratimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, Meta: Një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore

Presidenti i Repubikës, Ilir Meta ka përshëndetur vendosmërinë për miratimin e ligjit të përdorimit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë.

Meta e cilësoi vendimin si një akt i rëndësishëm historik e me rëndësi madhore, jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë.

Parlamenti maqedonas votoi për herë të dytë miratimin e ligjit pasi më parë Presidenti maqedonas nuk e dekretoi.

Deputetët maqedonas kanë miratuar me 64 vota pro dhe asnjë kundër ligjin për gjuhët, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së, e cila ishte kundër. Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe është përkrahur nga vendet e Bashkimit Europian dhe SHBA, si pjesë e procesit të integrimit të Maqedonisë dhe e njohjes së të drejtave të fakorit shqiptar si pjesë e rëndësishme e shtetit maqedonas.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook