Ballina Aktualitet Morët groshët dhe orizin, po çizmet ç’i deshët? Rama i përgjigjet akuzave...

Morët groshët dhe orizin, po çizmet ç’i deshët? Rama i përgjigjet akuzave të opozitës për akuzat mbi të përmbyturit

Kryeministri Edi Rama ka replikuar akuzat e opozitës në lidhje me përmbytjet dhe dëmshpërblimet për banorët e prekur.

Rama i ka kujtuar opozitës se kur PS erdhi në pushtet e ka gjetur arkën e shtetit bosh.

Kryeministri tha se qeveria e kaluar mori groshët dhe orizin për pilaf por edhe çizmet.

“Kur ju dëgjon juve po mos t’ju njohësh thua sot erdhën këta nga Hëna a thua se nuk ishit këtu kur ndërtohej në mes të lumit. Kur propagandohej mrekullia e 8-të e botës se kështu e keni quajtur. ‘Ndërtimi pa leje është mrekullia e 8-të e botës’. Jemi i vetmi vend thoshte Saliu që kemi ndërtuar një qytet pa leje.
Ndërtimin për lum dhe në lum e sollët ju dhe tani vini këtu kërkoni llogari thua se ishit në Hënë. E bëtë shtetin e Shqipërisë karikaturën më qesharake. Vini flisni këtu për ndihma ju ikët nga pushteti pasi hëngrët të gjitha groshët dhe orizin e rezervave të shtetit e bëtë pilaf për vete. Morët dhe çizmet. Po çizmet ç’i deshët? Rezervat e shtetit trokë tani thoni çne këto ndihma. Profesor, Ne nuk i kemi kërkuar ndihma askujt sa për dijeninë tënde. Nuk i kemi kërkuar ndihma askujt por kemi falënderuar çdo kënd që është ofruar të na ndihmojë. Jemi shumë mirënjohës dhe jemi prekur nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të na ndihmuar”, tha Rama.

Rama foli edhe për ndërprerjen e energjisë gjatë përmbytjeve.

“Tani profesor vjen këtu dhe thua 150 mijë njerëz pa drita. Këta njerëz rrinë pa drita edhe kur ndodhin përmbytje edhe në SHBA edhe në Itali. Sot që flasim sa njerëz ka pa drita në zonën që është përmbytur aktualisht tani në Itali? Gjëja e parë që bëhet për sigurinë e jetës fiken nënstacionet. Më thua që unë kam premtuar që s’do ketë më kurrë përmbytje. Unë kam premtuar që s’do ketë më përmbytje nga dora e njeriut në qeveri jo nga vullneti i natyrës. Sepse kaskada e Drinit e menaxhuar me telefon e përmbyti në mënyrë të hatashme Shkodrën. Po të mos ishin bërë ato investime ne do të kishim patur një situatë tragjike”, deklaroi Rama.

LEXO EDHE:  Fëmijët i tregojnë "lalit" bluzen e Republikës së Re, ja çfarë u thotë Veliaj

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook