Ballina Aktualitet “Mos më acaroni, unë pres koka”, Rama me një qëndrim prej gangsteri...

“Mos më acaroni, unë pres koka”, Rama me një qëndrim prej gangsteri përballë pedagogëve

Kryeministri Rama, së fundmi e ka gjetur veten të sulmuar nga të gjithë, nga njëra anë artistët i kanë dalë kundër, e nga ana tjetër pedagogët kanë paralajmëruar protesta kundër qeverisë.

Mesa duket, në përballljen sot me pedagogët e senatit të Universitetit të Tiranës, Ramës i është dashur të ashpërsojë tonet lidhur me akuzat ndaj qeverisë për pagat dhe situatën në të cilën ndodhen universitetet private.

Pedagogët e senatit, e kanë cilësuar Ligjin e Arsimit si një skandal dhe reagimi i Ramës kundrejt këtyre ankesave, ka qenë jo shumë normal gjatë përballjes me ta.

Me ton pak të ngritur, kreu i qeverisë iu drejtua Senatit duke i thënë: “Nëse kërkoni që qeveria mos të merret më me paga jemi dakord, rritini vetë, ulini vetë, diferencojini vet. Jeni bishti i kavallit i të gjithë universitete të Shqipërisë. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore. Secili të mbajë përgjegjësinë e vet. Ne tonën, ju tuajën”.

“Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave por kjo është hera e fundit se i takon çdo Universiteti të vendosë për rrogat. Dikush të marrë më shumë dikush më pak, në varësi të kontributeve dhe performancës. Duhet të mbarojë historia që marrin të gjithë njësoj si një pedagog që mban shkollën në këmbë dhe një tjetër që e merr rrogën kot. Po kjo është një punë që e bën universiteti jo qeveria. Qeveria sulmohet për tarifat, nuk i vendosim ne, i vendos universiteti. Qeveria vendos një tavan për të shmangur abuzimet.

Jeni të zgjedhur, flamurin e autonomisë e keni, tundeni. Mund të çohen nja 10-15 pedagogë e të thonë të ndryshohet ligji, kjo nuk ndodh, nuk bën vaki, ligji duhet zbatuar. Por ligjet mund të ndryshohen kur shihet që nuk funksionon diçka. Mos me çoni tek pika fundore, se ligji na e lejon te ndërhyjmë, por unë nuk dua. Po vajtëm tek ajo pikë, aty duhen prerë koka” – tha Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook