Ballina Aktualitet Moti i acartë ‘mbërthen’ vendin, ja fshatrat e bllokuara në veri dhe...

Moti i acartë ‘mbërthen’ vendin, ja fshatrat e bllokuara në veri dhe jug

Ashtu siç u njoftua nga meteorologët, moti i acartë dhe reshjet intensive të borës kanë përfshirë të gjithë vendin.

Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar zonat malore dhe rrugët rurale, por më problematike situtata paraqitet në disa fshatra në Pukë dhe Kukës.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq dhe sipas të dhënave të qendrës së bashkuar operacionale, kjo është situata në qarqe:

Qarku Shkodër

Bashkia Shkodër
Aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar në Qafë Thore pasi ka rreth 2.5 m dëbore.
Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, tek “Mali i Shoshit” ka rreth 35 cm dëborë. Ky aks rrugor është i kalueshëm me zinxhirë vetëm nga mjete të larta.
Nuk ka energji elektrike në fshatrat Pult, Shosh, si rezultat i këputjes së linjave elektrike nga era e fortë.

Bashkia Vau Dejës
Akset rrugore janë të kalueshme pa probleme.

Bashkia Pukë
Ka rreth 5 cm dëborë dhe kjo sasi dëborë është e bartur për shkak të erës së fortë, por nuk ka krijuar probleme në territorin e kësaj bashkie.

Bashkia Fushë-Arrëz
Gjendja vazhdon te jete e njejte, reshjet e debores vazhdojne te bien por me intesitet me te ulet se para dite, akset e rrugeve nacionale jane te hapura, por te kalueshme me veshtiresi dhe me zinxhire.

Segmenti i rruges Bardhet Iballe momentalisht vazhdon te jete i bllokuar nga reshjet e medha dhe ererat e forta qe grumbllojne borën vende vende mbi 1.2 m trashesi.

Rruget rurale qe lidhin qendrat e Njesive Administrative Qafe Mali, Blerim, Fierze jane te hapura dhe te kalueshme ku ne disa segmente eshte e nevojshme perdorimi i zinxhirve per shkak te prezences se akullit dhe te debores ne rruge.

Procesi i mesimit ka vazhduar normalish ne Njesite Qafe-Mali, Blerin, Fierze dhe ne qytetin e bashkise, ndersa ne Njesin Administrative Iballe dhe ne disa fshatra te Njesise Administrative Fierze procesi mesimor nuk eshte zhvilluar per shkak te pa mundesis se nxenesve per te shkuar ne shkolle pasi rruget jan te bllokuara.

Bashkia Malësi e Madhe
Aksi rrugor Qafa e Bordolecit-Vermosh ka rreth 40 cm dëborë dhe kalimi i automjeteve bëhet me zinxhirë.
Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa i pa kalueshëm është segmenti Bogë-Qafë Thore.
Aksi rrugor Koplik-Hot është i kalueshëm pasi po punon firma “Geci”, e cila ka marrë të gjitha masat për mirëmbajtjen e tij.
Aksi rrugor Tamarë-Qafa e Bordolecit-Vermosh është i kalueshëm dhe po mirëmbahet nga bashkia me mjetet e saj. Trashësia e dëborës në këtë aks rrugor varjon nga 10-30 cm.
Aksi rrugor Koplik-Dedaj-Razëm është i kalueshëm dhe po mirëmbahet nga forcat dhe mjete e firmës “Abazi”. Trashësia e dëborës në këtë aks rrugor është rreth 20cm.
Aksi rrugor Dedaj-Bogë është i hapur dhe po mirëmbahet nga bashkia. Trashësia e dëborës në këtë aks rrugor është rreth 20 cm.
Në të gjithë territorin kodrinor/fushor edhe rrugët rurale janë të hapura. Trashësia e dëborës është 2-3 cm dhe deri tani nuk ka asnjë problematikë për komunitetin.
Në segmentet rrugore Qafë Bene-Rrëshen dhe Qafë Mali-Fierzë reshjet e dëborës janë më intensive, por pastrimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme nga borëpastrueset, pasi dhe kryhet edhe hedhja e kripës në rrugë për të mos lejuar ngrirjen e saj.
Nga Institucioni i Prefektit po vazhdon të monitorohet situata dhe po bashkëpunohet intensivisht me strukturat e KESH, Drejtorinë Rajonale të Kullimit, DBUMK, Autoritetin Verior, strukturat e policisë dhe ushtrisë, për mbajtjen nën kontroll të situatës për mirëmenaxhimin e situatave të pritshme.

LEXO EDHE:  Alarmante edhe në Shqipëri/ Teknologjia po na lë pa punë, ja sektorët më të rrezikuar

Qarku Kukës
Aktualisht Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të borës të shoqëruar me temperatura të ulëta e erëra të forta.
Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 35 cm , Qafe Shllak 60 cm, Qafe Tobli 25 cm, Qafe Luzhë 15 cm e Valbonë 20 cm.

Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike:
Rruga e Kombit e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 10 borëpastruese e 2 kamionçina. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 35 cm.

Kolsh-Qafe Shllak e kalueshme me zinxhirë. Punojnë 4 borëpastruese. Lartësia e borës 60 cm.
Kukës-Bushtricë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 20 cm.
Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 1 borëpastrtuese e 1 fadromë.
Kukës-Krumë-Qafe Prushi-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 2 borëpastruese e 1 fadromë.
B.Curri-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 2 borëpastruese 1 fadromë.
B.Curri-Valbonë e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 3 borëpastruese 1 fadromë.
Qafe Morinë – B.Curri – Fierzë – Lekbibaj e kalueshme pa zinxhirë. Kanë punuar 2 borëpastruese.
Janë aktivizuar në shkallë Qarku nga Firmat Kontraktore 32 mjete e 96 forca.
Aksi rrugor Ura e Zapodit –Shishtavec, Lapaj-Grykë-Çaj qarkullohet me zinxhirë.

Akse të bllokuara:
Akset rrugore që lidhin fshatrat Lojme, Zapod të NjA Zapod, Pistë, Spas, Çam të NjA Malzi Turaj, Breki të Nj A Topoja, Bashkia Kukës.
Aksi rrugor që lidhin fshatrat Dobrunë, Vlahën e Domaj të Bashkisë Has.

Si pasojë e kushteve të vështira të motit nuk nuk është zhvilluar proçesi mësimor sipas bashkive:
Bashkia Kukës: Shkollat në territorin e Nj.A Shishtavec, Malzi, Kalisë e shkolla në fshatin Kolosjan të NjA Bicaj.
Bashkia Has: Shkollat Golaj, Dobrunë, Vlahën, Letaj, Zgjeç e Gjinaj.
Bashkia Tropojë: Bytyq e Lekbibaj.

Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut e grupet e punës së Prefektit vazhdojnë të ndjekin me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse.

Qarku Dibër
Reshjet e dëborës në qendrat e qyteteve Peshkopi, Bulqizë (në rrugët e tyre ka prani të ngricave), vazhdojnë me intensitet të ulët deri mesatar, me prani dëbore rreth 10-12 cm, ndërsa në zonat rurale vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar dhe të lartë, ku ka prani dëbore rreth 15-30 cm.

Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun janë të qarkullueshme, si:
Qafa e Buallit-Peshkopi dhe Peshkopi-Kala e Dodës.
Segmenti rrugor nacional Peshkopi-Kala e Dodës është i kalueshëm. Në këtë segment rrugor ka prani rreth 15-20 cm dëborë, por nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve.
Problem përbën vetëm segmenti i rrugës nacionale Ura e Çerenecit-Steblevë, ku ka prani dëbore rreth 30 cm. Ky segment rrugor është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Po punohet nga firma kontraktore me mjete fadroma, si dhe duke hedhur kripë në rrugë, për të mbajtur këtë segment të kalueshëm.

LEXO EDHE:  Shpërthen deputetja e PD: Gafat s'kanë fund, shikoni pse e kanë gjobitur makinën

Në njësitë administrative të bashkisë Bulqizë si: Ostren, Trebisht, Martanesh, dhe dy fshatra të njësisë administrative Zerqan, ka prani dëbore rreth 20 cm, por rrugët rurale janë të kalueshme. Priten probleme me shkollat 9-vjeçare si Lenë, Ndërfushë, Peshk, të njësis administrative Martanesh, si dhe në njësinë administrative Ostren, në fshatrat Ostren i Vogël, Tuçep, Oxhornovë, Lejçan e Kojovec, si dhe në fshatin Tërnove e Madhe të njësisë administrative Zerqan.
Në bashkinë Dibër, rrugët rurale janë të kalueshme. Në njësinë administrative Selishtë ka prani dëbore mbi 20 cm, por rrugët e brendshme që lidhen me qendrën administrative janë të kalueshme.
E bllokuar është rruga rurale Peshkopi-Lurë, ku trashësia e dëborës arrin mbi 30 cm, por qarkullimi nga kjo njësi administrative bëhet nga aksi rrugor Lurë-Rrëshen.
Në bashkinë Klos, në njësinë administrative Xibër, rrugët e brendshme janë të kalueshme. Vazhdojnë reshjet e dëborës dhe ka prani të saj rreth 15 cm.
Në bashkinë Mat, në njësinë administrative Macukull, rrugët rurale janë të kalueshme. Vazhdojnë reshjet e dëbores dhe ka prani të saj rreth 15-20 cm.

Qarku Lezhë
Në bashkinë Lezhë dhe Kurbin ka pasur reshje me intensitet të dobët dhe mesatar, të shoqëruara me erë të fortë. Nga reshjet nuk kemi probleme për përmbytje në infrastrukturë dhe në tokat bujqësore. Niveli i ujit në lumenj, kolektorët dhe kanalet kullues, është në kuota normale.
Hidrovorët janë në gatishmëri dhe furnizohen normalisht me energji elektrike dhe ata punojnë për të evakuar ujrat.
Kemi reshje të dëborës në lartësitë mbi 200 metër. Në teritorin e bashkisë Lezhë ka rreth 5-15 cm, por pa probleme për qarkullimin e automjeteve.

Në bashkinë Mirditë ka reshje të dëborës në lartësitë mbi 200 metër me rreth 5-10 cm dëborë, por pa probleme për komunitetin.
Sasia më e madhe e dëborës në rreth 20-50 cm, ka rënë në zonat e thella të bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 800 metër, ku ka dhe bllokime të rrugëve, konkretisht:
Në njësinë administrative Fan, në fshatrat Thirrë, Dardhë, Xhuxhë, Lari, Hebe.
Në njësinë administrative Orosh, në fshatrat Lajthizë, Ndërshen, Nënshejt, Gryg Orosh, Bulshar.

Në qytetet Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, nuk ka reshje të dëborës.
Akset rrugore nacionale, Rrëshen-Shpal-Pukë, Rrëshen-Kurbenesh, janë të kalueshme dhe pa probleme, si dhe po hidhet kripë në disa segmete të tyre.
Segmenti rrugor Rrëshen-Tuneli Kalimashit i Rrugës së Kombit ka rreth 15-20 cm dëborë dhe është i kalueshëm pa probleme. Firma kontraktore punon me 4 mjete për të siguruar kalueshmërinë normale në rrugë.
Në akset rrugore ka prezencë ngricash për shkak të temperaturave të ulta.
Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Drejtoria e Policisë Vendore është në krye të detyrës për monitorimin dhe drejtimin e qarkullimit rrugor, si dhe ka ardhur në ndihmë të komunitetit për çdo problem që paraqitet.

LEXO EDHE:  Anadollak, me tepsi para shqiptarëve dhe me atlete para ndërkombëtarëve

Qarku Elbasan
Aksi nacional Rogozhimë-Qaf-Thanë, në segmentin Prenjas -Qaf-Thanë ka patur reshje debore e cila arriti ne trashesine 7 cm, qarkullimi per asnje moment nuk ka pasur probleme ka qene normal si rezultat e nderhyrjes ne kohe te firmes kontraktuese.
Aksi rrugor nacional Librazhd -Stebleve, ne segmentin Kthesa e Lunikut -Stebleve trashesia e debores arriti ne 10-15 cm, qarkullimi ne kete segment me zinxhire.
Aksi Librazhd Stebleve i bllokuar ne segmentin K/Lunikut-Stebleve ku trashesia e debores ne Fushe Studen arin deri ne 40 cm per pasoje fshatrat e Nj.A Stebleve, Bashkia Librazhd jane te bllokuar.
Aksi Rrugor rural, K/LabinotFushe-Shmil paraqet veshtersi qarkullimi ne segmentin Qafe Renas-Shmil per pasoje ne kete Nj.A L.Mal nuk eshte zhvilluar procesi mesimor per shkak te moslevizjes se mjeteve, per kete eshte njoftuar Bashkia Elbasan e cila po punon per normalizimin e situates.

Qarku Korçë
Në të gjithë territorin e Qarkut Korçë, kanë vazhduar rreshjet e dëborës me intesitet mesatar ku trashësia e saj në akset rrugore nacionale ka aritur deri rreth 20 cm.
Në disa zona malore trashësia e borës ka aritur rreth 25 cm, si në Voskopojë, Miras, Lekas.
Në Kulat e Gjergjevicës, Dardhë, Arrëzë, Velçan, Trebinjë, trashësia ka aritur deri rreth 50-60 cm.
Aktualisht rreshjen jane nderprere ne te gjithe qarkun.Temperaturat jane pozitive.

Gjendja aktuale e akseve rrugore nacionale eshte si me poshte:
Akset rrugore K/Boboshtice –Dardhe, Korce-Voskopoje, Erseke-Carshove, Korce- Erseke eshte i hapur me nje kalim, kalimi me zinxhire.

Akset rrugore K/Libonik-Lozhan-Molla Grabove, K/Liqenas –Dogana Gorice, K/Zemblak-K/Liqenas, Bilisht-Hocisht-Baban dhe Q.THanë-Q.Plloçë-Dogana Kapshticë te kalueshme pa zinxhire.

Të gjitha akset rrugore që lidhin Njësitë Administrative me rrugën nacionale në Bashkinë Kolonjë, janë të kalueshme me zinxhira. Po punohet për hapjen e rrugës në Njësitë Administrative Çlirim dhe Novoselë.
Akset rrugore brenda qyteteve jane me qarkullim normal.
Ka patur vështirësi në zhvillimin e procesit mësimor në disa shkolla si, Ersekë, Mokër, Vishocicë, Arrëzë.

Qarku Vlorë
Qarku Vlorë është karakterizuar nga reshje mesatare dhe të dendura. Në zonat me lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit ka pasur reshje dëbore.
Segment rrugor në Qafën e Llogorasë është i kalueshëm pa zinxhire.
Segmenti rrugor në Qafën e Muzinës është i kalueshëm pa zinxhire.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook