Ballina Aktualitet Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja ç’thotë OSHEE për mungesën e energjisë...

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja ç’thotë OSHEE për mungesën e energjisë elektrike

Moti i keq në vend përgjatë dy ditëve ka shkaktuar defekte elektrike në disa zona të vendit, kryesisht në ato rurale.

OSHEE po mbikëqyr furnizimin me energji elektrike të konsumtorëve, nëpërmjet rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike nga Drejtoria e TL dhe Drejtoritë Rajonale përkatëse.

Sipas raportimeve rajonet më të prekura nga defektet janë Elbasani, Gjirokastra dhe Vlora.

Mësohet se në gatishmëri janë vendosur rreth 2200 punonjës në stacione, fidra dhe nivel kabinash.

‘Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, hasim në vështirësi për riparimin e defekteve, sidomos në zonat rurale ku kryesisht linjat janë ajrorë dhe terren i lagësht.

Theksojmë se për shkak të motit të keq me erëra dhe reshje të dendura që ka përfshirë vendin, afro gjysma e linjave që nuk punojnë janë stakuar nga vet OSHEE si masë sigurie për të evituar rreziqet në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike’, deklaron OSHEE.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook