Ballina Aktualitet Moti i keq/ Para se të niseni në një udhëtim me makinë,...

Moti i keq/ Para se të niseni në një udhëtim me makinë, ARRSH ju informon mbi situatën e rrugëve në vend

Si pasojë e një dite me reshje shiu e bore, ARRSH na informon mbi situatën e akseve në të gjithë vendin.

Ndaj nëse jeni në dilemë për të udhëtuar ose jo, bëni mirë të lexoni këtë njoftim.

Përmes një njoftimi të shkurtër mpër mediat, ARRSH ka informuar se gjendja në akset rrugore kombëtare paraqitet normale, ndërsa rrugët janë të gjitha të kalueshme.

Situata e përgjithsme në vend
Nga informacioni i marrë nga Drejtoritë Rajonale deri në orën 12 gjendja e akseve rrugore kombëtare është normale. Në zonat veri- verilindore dhe juglindore ka reshje debore. Në pjesën tjetër vazhdojnë rreshjet e shiut. Rrugët janë të gjitha te kalueshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook