Ballina Aktualitet MOTI/ Rikthehen reshjet, ja zonat ku do bjerë borë (Foto)

MOTI/ Rikthehen reshjet, ja zonat ku do bjerë borë (Foto)

Sot pasdite (e hënë, dt.25) nuk priten reshje. Ndërsa nesër (e martë, dt.26) sinoptikanët parashikojnë reshje lokalisht mesatare gjatë pjesës së dytë të ditës në veri dhe reshje të dobëta lokale në qendër dhe jugperëndim.

Në Alpe, në lartësi të mëdha, ato do të jenë në formën e borës, parashikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

– Në bregdet: 5 °C / 15 °C

– Në vendet e ulëta: 5 °C / 15 °C

– Në vendet malore: 0 °C / 9 °C.

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.25) dhe nesër (e martë, dt.26) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook