Ballina Aktualitet Nata e Bardhë e Tiranës, Edi Rama prezanton risitë në Sheshin Nënë...

Nata e Bardhë e Tiranës, Edi Rama prezanton risitë në Sheshin Nënë Tereza (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e një ekspozite të prodhimit të ushqimit nga toka shqiptare më 29-30 Nëntor në Sheshin Nënë Tereza.

Në datat 28-29 nëntor në Sheshin Nënë Tereza dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit qytetarët do të shijojnë ekspozitën e ushqimit të prodhuar nga tokat shqiptare.

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në mbështetje të bashkisë së Tiranës fton qytetarët të bëhen pjesë e Panairit më të madh të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit në festën e prodhimit vendas.

Sipas kryeministrit ekspozita do të jetë risi dhe na largon nga llumi politik e mediatik, në një atmosferë ku pritet të shijohet nga të gjitha grupmoshat.

LEXO EDHE:  Rama shfaqet i kënaqur me rezultatin e Task Forcës: Në Shqipëri këtë vit u kultivua më pak kanabis se në '91

“29-30 nëntor në Sheshin Nënë Tereza dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një spektakël i prodhimit e ushqimit nga toka shqiptare; një ekspozitë unikale e Shqipërisë që punon aty ku nuk hidhen dritat e skenës së katundit tonë politik e mediatik; Nata e Bardhë e Tiranës me një risi për t’u shijuar nga të gjitha moshat #Shqipëriaqëduam“, shkruan Rama në Facebook.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook