Ballina Aktualitet Nata e hajdutëve, ja 3 qytetet ku bizneset u grabitën me të...

Nata e hajdutëve, ja 3 qytetet ku bizneset u grabitën me të njëjtën taktikë

Gjatë natës mes të hënës dhe të martës, raportohen 3 biznese të vjedhur në Tiranë, Durrës dhe Mirditë.

Mësohet se në Rrogozhinë, është vjedhur me thyrje lokali “Lotto Sport”, ku u morën 12 televizorë plazma të markave të ndryshme. Sipas të dhënave, lokali ishte në pronësi të 40-vjeçarit R.K, banues në Rrogozhinë.

Burimet policore në Durrës, bëjnë me dije se në lagjen nr.17/1, është vjedhur me thyerje pika e shtijes së pllakave, të një kompanie private. Policia e Durrësit nëpërmjet një njoftimi zyrtar, raporton se nga kompania private me administratore A.G, 38-vjeçe, banuese në Durrës, është marrë një sasi ende e papërcaktuar lekësh.

Ndërsa në Rubik, policia raporton vjedhjen me thyrje të një dyqani, nga i cili janë grabitur tre televizorë plazma. Mësohet se dyqani i grabitur është në pronësi të 51-vjeçarit me iniciale P.Gj, banues në Rubik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook