Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, Basha: Gjithmonë mes nesh...

Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh” Rexhep Çeliku, Basha: Gjithmonë mes nesh si shqiponjë krenare

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, Rexhep Çeliku.

Basha tregon mbresat që i ka lënë arti i tij në fëmijëri duke menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë.

Postimi i Bashës:

Jam i hidhëruar nga lajmi se u largua sot shumë para kohe, një zot i skenës, Rexhep Celiku. Që në fëmijëri më ka lënë mbresa arti i tij dhe kam menduar se askush më mirë se ai nuk e manifestonte shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme, sepse askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë. Vallja e tij ishte një ushqim epik që të çonte shpirtin peshë. I detyrohemi shumë Rexhep Çelikut, i cili, ishte bërë me kohë me talentin, pasionin dhe virtuozitetin e tij, nder i kombit. I mundur nga sëmundja e rëndë, por fatlum që do jetojë gjithnjë tek ne, me krahët lart e shikimin nga qielli, si shqiponjë krenare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook