Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta “Mjeshti i Madh” Rexhep Çeliku, Meta ngushëllim familjes

Ndahet nga jeta “Mjeshti i Madh” Rexhep Çeliku, Meta ngushëllim familjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, Rexhep Çeliku.

Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Postimi i Metës:

Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook