Ballina Aktualitet Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, Rexhep Çeliku

Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, Rexhep Çeliku

U nda sot nga jeta, mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku, solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Rexhep Çeliku ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit. Mësohet se Mjeshtri i Madh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Vetëm pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta i dha titullin “Nderi i Kombit”, ceremoni në të cilën Mjeshtri Çeliku u paraqit vetë, edhe pse i sëmurë rëndë.

“Rexhep Çeliku ka lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë. Që nga viti 1976 ka punuar solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje dhe mbi 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook