Ballina Aktualitet Ndalohet 20-vjeçarja në portin e Durrësit, ja ku “e përndjek” sistemi i...

Ndalohet 20-vjeçarja në portin e Durrësit, ja ku “e përndjek” sistemi i sigurisë

Shtetasja 20-vjeçare banuese në qytetin e Durrësit u ka ndaluar nga policia e portit në tentativë për të kaluar kufirin.

Mësohet se ajo ishte në kërkim dhe e kishte të ndaluar të hynte në Kosovë. Vajza e kishte të ndaluar të kalonte kufirin për në shtetin Kosovar, dhe ishte e përfshirë në listën e personave të “bllokuar” në sistem.

Më datë 07.01.2018, në PKK Port në hyrje, u kap shtetasja në kërkim G.L, vjeç 20, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  më datë 08.01.2018 QPBP Vermicë dhe pas verifikimit nga zyrtari i DMH-së, njofton se kjo shtetase e ka të ndaluar të hyjë në Kosovë dhe nëse hyn në pikat kufitare të RKS-së, të ndalohet e njoftohet DMH-ja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook